FIFA ka publikuar së fundmi një raport të detajuar që analizon ofertën e Arabisë Saudite për të organizuar Kupën e Botës 2034. Turneu do të zhvillohet në këtë vend, i cili është gjithashtu kandidati i vetëm dhe për këtë event të madh futbollistik ka plane për investime të nivelit më të lartë që shkojnë shumë përtej ndërtimit të stadiumeve.
Ndër aspektet më interesante është sigurisht ai infrastrukturor, sepse Arabia Saudite planifikon të ndërtojë 11 nga 15 stadiumet që do të organizojnë kampionatin botëror. Vetëm katër janë ekzistuese dhe në rizhvillim, ndërsa të tjerat janë në ndërtim e sipër ose janë planifikuar për të ardhmen.
Një nga stadiumet do të ndërtohet në NEOM, një qytet që ende nuk ekziston. Ai është pjesë e projektit futuristik që do të shohë dritën në vitet e ardhshme dhe që përmban projektin “THE LINE”, një qytet 170 km i gjatë dhe 200 metra i gjerë.
Bazuar në rezultatet e vlerësimit teknik, kandidatura e Arabisë Saudite mori një notë mesatare prej 4.2 nga 5. FIFA ka përcaktuar se oferta plotëson kërkesat minimale të strehimit të kërkuara për vlerësimin teknik të Kupës së Botës 2034, duke u kualifikuar kështu për shqyrtim nga Këshilli i FIFA-s dhe Kongresi i FIFA-s.”
Tv Klan