Pas 32 vitesh mbërrijnë në Kavajë këmbët e Portikut të Xhamisë së qytetit. Këmbët e famshme të Portikut 32 vjet më parë u dërguan në Durrës duke marrë në një fare mënyre një pjesë të kulturës por dhe historisë së Kavajës. Pas një këmbëngulje të gjatë kavajasit kanë mundur ta marrin atë duke i dhënë Xhamisë së qytetit pjesën që i mungonte prej kohësh.
Kultura në Kavajë është pothuajse në asfiksi. Mungojnë veprimtaritë artistike madje mungon dhe Pallati i Kulturës. Edhe pse fondet për ndërtimin e tij janë dhënë prej 7 vitesh deri tani janë hedhur vetëm themelet. Biblioteka nuk ekziston më pasi e ka marrë pronari dhe librat rrezikojnë të prishen në një dhomë me lagështirë. Në këto kushte arti dhe kultura në Kavajë, mund të thuhet se janë fjalë të huaja./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj