Lajme Arkiva 2003
Banorët e Bathores kanë vendosur të nisin protestat për shkak se ka skaduar ultimatumi që ata i kane drejtuar qeverisë dhe institucioneve për kërkesa ekonomike.
Protestues: Do të dalim në protesta derisa ti bindim dhe kemi dëshirë dhe i bëjmë mesazh qeverisë, Presidentit të Republikës dhe të gjitha instancave shtetërore të marrin masa mos të na lënë e ti zvarrisin punët sepse nuk kemi kthim mbrapa deri, mos të shkoj puna t’u zëmë karriget se nuk i kemi mundësitë të bëjmë punën e tyre, por besojmë se ato karrige nuk u shërbejnë më atyre.
Gazetarja: Protesta mbetet i vetmi hap i juaji?
Protestues: Protesta patjetër i vetmi hap sepse ultimatumi ka mbaruar dhe asnjë takim nuk kemi bërë deri më tani.
Protestues: Tani ka ardhur momenti! Kërkesat tona janë kërkesa ekonomike dhe jo politike.
Banorët kërkojnë një spital pasi kjo është e vetmja qendër shëndetësore për krejt komunitetin e të ardhurve prej 40 mijë banorësh. Përveçse është e vogël dhe ambulatore qendra në ditët e pushimit qëndron e mbyllur shkak që i detyron ata ti drejtohen spitalit në kryeqytet.
Banore: Vjen na viziton dhe thotë shkoni merrini ilaçet ku të jenë, shkoni në Tiranë të vizitoheni më mirë. Nuk i japin fare rëndësi.
Ndërsa kërkesës për më shumë energji i është shtuar edhe vënia e shtyllave të tensionit sepse krejt rrejti elektrik i zonës pranë shtëpive është i sajuar nga vetë banorët.
Sipas tyre për këto arsye dita e nesërme do të jetë dita e parë e protestës ku do të kërkohet jo vetëm më shumë ujë, drita dhe shkollë për fëmijët por edhe legalizimi i banesave të tyre./tvklan.al