Qeveria nuk ka vendosur fillojë lehtësimin e masave
Sikundër të gjitha vendet e tjera të Evropës që kanë ndërmarrë vendimin për të lehtësuar masat duke lejuar qytetarët që të lëvizin lirisht, në Britaninë e Madhe një gjë e tillë nuk po ndodh ende.
Në një intervistë për televizionin ‘Klan Plus’, kardiologu Sali Urovi i cili u është bashkuar kolegëve të tij që po punojnë në vijën e parë të luftës, tregon se tanimë Britania gjendet në një situate disi më të stabilizuar se më parë.
Sali Urovi shprehet se nga kjo valë e parë e pandemisë Britania e Madhe mësoi shumë pasi ishte i dyti vend pas Suedisë që masat i mori shumë më vonë.
Por çfarë skenarësh ka parashikuar Anglia? Fakti që Britania sot është një vend me rrezik të madh pasi virusi është ende në një fazë të ashpër ka ndodhur sepse qeveria nuk bëri të mundur testimin në masë të njerëzve.
Sipas kardiologut në Angli vetëm 50% e pacientëve kanë arritur të dalin nga terapia intensive por për rikuperimin e plotë të tyre do të kuptohet vetëm pas disa javësh.
Nëse të gjitha vendet e tjera kur pandemia filloi të përhapej mbyllën kufijtë, Britania nuk veproi në të njëjtën mënyrë.
Kujtojmë se vetë Kyeministri britanik Boris Johnson u prek nga Covid-19 dhe për 5 ditë me radhë ai u vendos në terapi intensive.
Pritet që këtë javë qeveria britanike të lehtësojë masat e izolimit. Nga 1 Qershori nxënësit e ciklit të ulët do të mund të kthehen nëpër banka.
Klan Plus