Bylis regjistroi një fitore surprizuese, pasi mposhti me rezultatin 2-1 Partizanin, në stadiumin “Adush Muça”.

Sukses i rëndësishëm për ballshiotët, që ndryshon pozitat në tabelë, si për kryesuesen, por edhe për vendin e fundit.

Golat e Gjatës dhe Camara, i dhanë fitoren Bylisit, që i largohet fundit dhe mban vendin e nëntë me 16 pikë. Në vendin e fundit tashmë zbret Skënderbeu.

Te Partizani nuk mjaftoi goli i Kekos, me të kuqtë që zbresin në vendin e dytë në renditje me 29 pikë, 1 pikë më pak se vendi i parë, që tani mbahet nga Egnatia. Kjo është dhe humbja e parë për trajnerin Aleksandar Veselinovic në stolin e të kuqve.

/tvklan.al