Kreu i Partisë se Moderuar u zotua për krijimin e një qeverie për të gjithë Suedinë që do t’iu shërbejë qytetarëve
Kreu i Partisë së Moderuar të Suedisë, Ulf Kristersson, ka arritur që të marrë votat e nevojshme për t’u bërë kryeministër i ardhshëm .
Kristersson premtoi se shumë shpejt do të nisë punën për formimin e një qeverie të re pasi kryeministrja Magdalena Andersson pranoi se socialdemokratët e saj kishin humbur zgjedhjet e përgjithshme duke dhënë kështu dorëheqjen.
Të moderuarit, demokratët suedezë, kristiandemokratët dhe liberalët duket se do të marrin 176 vende në parlamentin me 349 vende në krahasim me 173 vendet e qendrës së majtë, sipas shifrave të fundit nga autoriteti zgjedhor. Demokratët suedezë fituan 20.6% të votave, kundrejt 19.1% për të moderuarit.
Zgjedhjet shënojnë një pikë kthese në politikën suedeze me Demokratët Suedez kundër imigracionit, një parti me rrënjë në supremacizmin e bardhë. Partia e Kristersson si partia e dytë më e madhe në vend, ka ngritur frikën se politika tolerante dhe gjithëpërfshirëse e Suedisë i përket së shkuarës.
Kristersson tha se do të ndërtonte një qeveri për të gjithë Suedinë dhe të gjithë qytetarët. “Ka një zhgënjim të madh në shoqëri, një frikë nga dhuna, shqetësim për ekonominë, bota është shumë e pasigurt dhe polarizimi politik është bërë shumë i madh edhe në Suedi. Prandaj mesazhi im është se unë dua të bashkohemi, jo të ndaj”, u shpreh ai.
Kristersson ka të ngjarë të përpiqet të formojë një qeveri me kristiandemokratët dhe të mbështetet në parlament nga demokratët dhe liberalët suedezë. Demokratët suedezë synojnë ta bëjnë Suedinë më të ashprën e Bashkimit Evropian për politikën e imigracionit, duke përfshirë legjislacionin që bën të mundur refuzimin e njerëzve që kërkojnë azil bazuar në baza fetare ose nga komuniteti LGBTQ.
Për më tepër, Suedia është në mes të një krize të kostos së jetesës dhe mund të jetë drejt recesionit vitin e ardhshëm. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka destabilizuar rajonin e Balltikut dhe mbetet pasiguri nëse Turqia më në fund do të pajtohet me kërkesën e Stokholmit për anëtarësim në NATO.
Klan News