Deputetja Monika Kryemadhi deklaroi gjatë një konference me gazetarët se prej 7 muajsh nuk ka më komunikim me ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta.
Ajo tha se masa e arrestit ndaj Metës tenton të zhvillojë më tej konfliktin familjar të tyre. Sipas Kryemadhit, për gjëra që dyshojnë tek ajo duan t’ia vendosin Ilir Metës.
“Komunikimi im me Ilir Metën është prej 7 muajsh zero, me përjashtim të ditës që më ka ardhur çështja e divorcit në shtëpi. Nuk kam më komunikim me të. Sigurisht në këtë çështje do të punojmë të ndarë për arsye të mbrojtjes sepse ai ka objektivat e veta dhe shumë mirë ka. Unë di të them që në parantezë po ju them dhe njëherë që masa e arrestit për Ilir Metën është një masë arresti e cila tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin, duke pasur parasysh për gjëra që dyshojnë tek unë duan t’ia vendosin Ilir Metës që nuk kanë lidhje fare”, tha Kryemadhi.
E pyetur nëse do ta vizitojë Ilir Metën në qeli, Kryemadhi tha se jo.
“Edhe nëse dua ta vizitoj, unë nuk pranon ai”, tha ajo./tvklan.al