Problemi që shqetëson më shumë qytetarët britanikë është ajo e emigracionit. Ky është përfundimi i një sondazhi të realizuar së fundmi nga kompania shumëkombëshe “Ipsos”.
34% e britanikëve e konsiderojnë emigracionin si problemin më të madh, 30% mendojnë se është kujdesi shëndetësor, 29% mendojnë se është ekonomia.
Shqetësimet për emigracionin janë rritur pas trazirave që shpërthyen në shumë qytete të Mbretërisë së Bashkuar këtë muaj për shkak të masakrës së Southportit, ku humbën jetën 3 vajza të vogël.
Sondazhi i “Ipsos” vjen pas atij të publikuar nga YouGov javën e kaluar, i cili gjithashtu tregoi se emigracioni kryeson listën e çështjeve më të rëndësishme për herë të parë që nga viti 2016, vit kur Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian.
Klan News