Çaste gëzimi të atilla i dhanë start sezonit të ri të emisionit “Njerëz të Humbur”. Gjetja e nënës së Gazmend Sollakut, ishte pika kulmore e të premtes së parë për këtë sezon të ri. Pas 25 vitesh mosnjohje, Gazmendi arriti më në fund të gjej personin që e solli në jetë. Një takim i parë me një rrjedhë të vrullshme dhe audiencë të lartë, e cila me besnikëri na shoqërojë deri në orët e para të së shtunës, zhdukja në rrethana misterioze e mjekut nga Çorovoda, e cila pati jehonën e saj edhe në Greqi, ishte rasti i parë i trajtuar mbrëmjen e shkuar.
Historia e Nesim Brahos, solli një reagim të menjëhershëm të publikut, telefonata të shumta prej specialistëve të kriminalistikës, element të policisë së shtetit shqiptarë, jashtë Shqipërisë sollën një valë informacioni gati të pa përballueshme për gazetarët e emisionit.
Rasti i Klosian Hoxhallit, e ktheu për të disatën herë fokusin e emisionit “Njerëz të humbur” në Turqi. Një triller hollivudian, është i vetmi cilësor i denjë për historinë e Klodianit, një histori me fakte të jashtëzakonshme dhe e ngjeshur me çaste të frikshme. Pista kryesore ku ishin kryer hetimet nga redaksia në javët që shkuan ishte Italia, një pistë që u mbështet nga telefonues të shumtë të cilët dëshmonin se e kishin parë së fundmi në Firence.
Një nisje e suksesshme si ajo e djeshmja është siguria dhe premtimi që “Njerëz të humbur” i jep teleshikuesve të saj për një sezon të tërë të suksesshëm dhe plot me gjetje. Na ndihmoni ti kthejmë këta njerëz në shtëpi./tvklan.al