Një pasqyrim i shkurtër i punës 1 javore, ngriti siparin e natës së mbrëmshme të “Njerëz të Humbur”. Që në minutat e para të transmetimit maraton, mbërritën informacionet e para dhe dëshmi të rëndësishme në lidhje me rastet e publikuara.
Aida Shtino: “Sonte ka ardhur dhe një informacion shumë i rëndësishëm që në hapat e para të emisionit, për Gjon Tonin”.
Gazetari: “Pak çaste më përpara i vëllai i Gjonit më telefonoi Aleksi dhe më pohonte që para gjysëm ore i kishte telefonuar një miku i tij grek, dhe pohonte që e kishte parë Gjonin”.
26-vjeçarja Elona Hamiti, ishte gjetja e radhës për “Njerëz të Humbur”, e zhdukur prej kohësh në shtetin gjerman, më në fund u mundësua lidhja e saj me familjarët.
Përpos këtyre e vërteta mbi zhdukjen e Juliana Hoxha, 7-vjeçares së rrëmbyer pranë shtëpisë së saj, vazhdon të rëndojë mbi familjarët e saj. Raste të tjera të publikuara, ishin ato të Burim Lokaj, Mahir Neziri e të tjerë. Na ndihmoni t’i gjejmë”./tvklan.al
Gazetare: Lori Pyze