Lajme Arkiva 2004

Vdekja e 11-vjeçarit nga Saranda Shahin Shenaj ka mbetur enigmë edhe për mjekët e spitalit të Sarandës. Ata presin që shkakun e vdekjes ta zbulojë kolegët e tyre në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa prokuroria e rrethit të Sarandës ka tërhequr nga spitali i rrethit të këtij qyteti kartelën mjekësore të 11-vjeçarit.

Për familjarët të cilët nuk dëshirojnë të flasin para kamerës humbja e fëmijës ishte një fat i keq dhe nëse shteti mendon se mjekët nuk e kanë bërë detyrën e tyre ta ndjekin si çështje nga prokuroria.

Atyre u mjafton vetëm vdekja e fëmijës, ndërsa Minella Nini, shefi i pediatrisë në Spitalin e Sarandës, tregon sëmundjen e 11-vjeçarit dhe kalimin e tij në gjendje kome në mënyrë të pashpjegueshme.

Minella Nini: Fëmija është  paraqitur rreth orës 6:20 të mëngjesit të datës 19. Është parë nga dy mjekë rije, pediatri dhe kirurgu dhe menjëherë është diaknostifikuar me një apandesit akut. Është vendosur në trefuzione, metoda e të cilave ndiqet në çdo rast që kemi fëmijë apo qoftë edhe të rritur me apandesit. Pastaj rreth orës 10 është operuar dhe ka dalë pas operacionit fëmija me të dhënat që dolën sotme e analizën që ju bë rastit është zgjuar. Në mënyrë të papritur pasdite fëmijë ka rënën në koma. Të shqetësuar drejtoria e spitalit organizon një konsultë të gjerë. Disa mjekë gjatë gjithë natës deri rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së nesërme i kanë qëndruar te koka, janë bërë ekzaminimet diskutimet, fëmija është ndjekur dhe kur është parë që mundësitë tona, kaq ishin, është shoqëruar me dy mjekë dhe me dy infermierë dhe është çuar pranë Spitalit Ushtarak të  Tiranës./tvklan.al