Biznesmeni Samir Mame u shpreh mbrëmjen e sotme në “Opinion”, se nuk mendon se do të ketë probleme me furnizimet e vazhdueshme në vendin tonë për shkak të situatës me koronavirusin.

Sa i përket mundësisë për rritje të çmime, ai tha se varet nga tregu apo ndryshimi i kursit të euros.

Blendi Fevziu: Ka mundësi furnizimi të vazhdueshëm?

Samir Mane: Unë mendoj që ka mjaftueshëm furnizim të paktën për 3-4 muaj, mesa kemi folur edhe me furnitorët tanë por edhe me importet që kemi bërë. Ka rreth 3-4 muaj furnizim pa asnjë lloj problemi. Natyrisht furnizimet e importit varen më shumë nga kufizimi që do të bëjnë vendet e tjera, Ka disa vende që kanë bërë kufizime të produkteve ushqimore, por pjesa më e madhe e vendeve nuk kanë bërë kufizime. Shpresojmë që kjo situatë të vazhdojë  e tillë. Unë nuk besoj se do të kemi problematikë të furnizimit.

Blendi Fevziu: Po do t’i rrisë çmimet Mane?

Samir Mane: Çmimet varen nga tregu, mund të rriten nga kursi i lartë i ndryshimit të kursit të euros. Mund të rriten edhe nga furnitorët e huaj. Nëse çmimet në Francë, Gjermani, Holandë, aty ku në marrim mallrat do të rriten, me siguri do të reflektohen edhe në tregun shqiptar.

Blendi Fevziu: Në çfarë mase, ka një ide sesa mund të jetë rritja e çmimit që mund të vijë nga kriza?

Samir Mane: Nëse çmimet do të rriten në Europë nga produkti për shkak të falimenteve që mund të bien fabrikat në Europë, padyshim që edhe këtu do të rriten çmimet. Siç mund të ketë edhe ulje për shkak të një mbiprodhimi. /tvklan.al