Gripi i derrit nuk ka arritur në Kosovë. Institucionet tona thonë se nuk ka vend për panik.
Madje zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë pohojnë se kanë marrë të gjitha masat mbrojtëse.
Ata thonë se inspektorët sanitarë tashmë janë vendosur në aeroportin e Prishtinës për të monitoruar gjendjen nga afër.
“Ministria e Shëndetësisë e ka dhe planin e veprimit prej vitit 2008, i cili është adekuat për këtë çështje pastaj gjithashtu edhe institutet rajonale të shëndetit publik edhe ato e kanë ngritur shkallën e gatishmërisë.”
Ata që udhëtojnë jashtë vendit nuk kanë frikë se do të preken nga gripi i derrit.
Gazetarja: “A keni dëgjuar për gripin e derrave që është përhap…”
“Vetëm në televizion ça kemi dëgjuar, më shumë s’di.”
Gazetarja: A keni frikë ose që…?”
“Jo, jo. Larg është, kontinent është përhapur”.
“Edhe pse shumica e aeroporteve në vendet evropiane ka kufizuar fluturimet e tyre për shkak të gripit të derrave aeroporti i Prishtinës deri më tani është duke funksionuar normalisht.”/tvklan.al