Kamala Harris është betuar si zëvendës Presidente duke shënuar një moment historik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Harris është e para grua, që do të mbajë postin e zëvendës Presidentes, që është pozicioni i dytë më i rëndësishëm në SHBA.
Zëvendësja e Biden pas betimit ka thënë se do të respektojë kushtetutën e SHBA dhe do i bindet vetëm interesit të vendit.
“Unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, por nuk do të jem e fundit, sepse çdo vajzë që shikon sonte këtë ceremoni shikon se ky është një vend i mundësive“, u shpreh ajo.
Pas Harris u betua dhe Joe Biden duke u bërë zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./tvklan.al