Kreu i LSI Ilir Meta garanton se partia e tij do të ofrojë një mundësi dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët që janë të zhgënjyer nga dy partitë e mëdha, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Këtë deklaratë Meta e bëri nga qyteti i Beratit, ku u taku me qindra mbështetës të LRI-së. Duke i ftuar këta të fundit që me votën e tyre të dënojnë regjimin e monopoleve, që sipas tij kanë krijuar në këto 18 vjet PD e PS. Meta tha se partia e tij në 28 qershor do të jetë alternativa ku mund të mbështeten shumica e shqiptarëve, për t’i dhënë vendit demokracinë e kërkuar.
Ilir Meta: “Ne do i themi jo kësaj padrejtësie mizore, politike dhe sociale. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga monopolet e Sali Berishës të kujtdo tjetër, sepse ky duhet të jetë një vend që ofron mundësi për mirëqenie dhe për zhvillim për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm për një pakicë që është e lidhur dhe mbrohet nga Sali Berisha.”
Në takimin që pati me anëtarët e simpatizant të LRI-së, Meta duke iu drejtuar të rinjve tha se në këto 5 muaj të mbetur, Berati duhet të jetë shembulli që LSI do të japë për të treguar se e majta progresiste në Shqipëri dhe ajo e solidaritetit nuk është një slogan, por një vlerë, që sipas kreut të LSI-së duhet të triumfojë në mbarë vendin./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro