Rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve në 413 qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Drejtoresh e këtij instituti, Elvana Hana, ka deklaruar se rritja është 17% për mjekët e familjes deri në 21 % për specialistët. Nga kjo rritje përfiton i gjithë personeli i shërbimit parësor, prej 9300 punonjësish.

Elvana Hana: “Konkretisht një mjek në zonën qendrore me ngarkesë normale, pra 2 mijë banorë, me vjetërsi pune 25 vjet dhe me punë 12 vizita në dit do të paguhet me një pagë mujore bruto 47 mijë lekë. Ndërsa një mjek në zonat malore dhe të thella malore që kryejnë 6 vizita në dit do të paguhet me një pagë mujore 79 mijë lekë. Rritje të konsiderueshme përfitojnë rreth 3000 mijë mjekë specialist, paga mesatare e të cilëve nga 40 mijë lekë që ishte do të kalojë në 4850 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë 6700 infermier me një efekt financiar për vitin 2009, 1860 milion lekë”. 

Efekti financiar që vjen nga rritja e pagave është 307 milion lekë dhe do të përballohet nga buxheti i ISKSH-së. Rritja e pagave për punonjësit e shërbimit parësor fillon që nga data 1 maj./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami