“Reja arriti të bëjë rinovimin e skuadrës”
Ish-pjesë e stafit teknik të kombëtares vite më parë, Mirel Josa e vlerësojnë si pozitive fushatën e kombëtares në Ligën e Kombeve. Sipas tij nëse nuk do të kishte ndikuar pandemia, paraqitja e kuqezinjve do të kishte qenë më e mirë.
“Trajneri u mundua që të bënte një farë rinovimi në skuadër. Në ndeshjet e fundit i doli për mbarë, sidomos në ndeshjen me Bjellorusinë”.
Josa analizon futbollistët me eksperiencë në përfaqësuese që sikurse thotë kanë potencial për të kontribuar në kombëtare edhe për disa vite.
“Gjimshiti, Hysaj, Cikalleshi, i cili kur ishte e nevojshme e ndihmoi skuadrën shumë”.
Sipas teknikut, e ardhmja është premtuese, por futbollistët e rinj duhet të jenë më shumë të pranishëm në ndeshje.
“Vazhdimësia e skuadrës nëpërmjet lojtarëve të rinj siç ishte Manaj, Doka, Gjasula kur iu kërkua të japë kontributin në kombëtare e dha si një lojtar stabël”.
Shqipëria mund të shortohet me skuadra më të forta në edicionet e radhës në garat ndërkombëtare.
Ndeshjet e radhës së përfaqësueses do të jenë në mars të vitit të ardhshëm.
Tv Klan