Katër persona kanë vdekur pas një shpërthimi në një dyqan në Leicester, Angli. Katër të tjerë janë dërguar në spital, të plagosur rëndë.
Shpërthimi i papritur ndodhi në orën 19.00 ditën e dielë, në perëndim të qendrës së qytetit. Zjarrfikësit kanë punuar gjatë natës duke rrëmuar nën rrënoja për t’u siguruar që nuk do të kishte një shpërthim tjetër.
Policia beson se ende mund të ketë persona të humbur pas incidentit dhe ekipet e emergjencës po vazhdojnë një operacion kërkim shpëtimi në Hinckley Road.
Banorët raportuan se dëgjuan një zhurmë të vogël dhe ndjenin se shtëpitë e tyre po lëkundeshin .
Sipas
The Independent,
policia po punon për të identifikuar shkakun e shpërthimit./tvklan.al