Lajme Arkiva 2003

Një koncert gjigand me pjesëmarrjen e yjeve të muzikës shqiptare është organizuar nga shoqëria Daily Art dhe Bashkia e qytetit të Durrësit në sheshin kryesor të këtij qyteti 15 mijë shikues kanë ndjekur për 2 orë e 30 minuta kolanën e yjeve të muzikës dhe hitet e krijuesve muzikor më të mirë shqiptarë dhe nga Kosova.

Të ftuarit special të këtij koncerti gjigand kanë qenë Aleksandër Gjoka, grupi West Side Family, Redon Makashi, Rovena Dilo, Eranda Libohova, Klajdi Mysabelliu, Ledia Çelo si edhe mjaft të tjerë. Koncerti i organizuar në sheshin kryesor është ndjekur nga një publik i mrekullueshëm i cili është emocionuar nga muzika, por edhe i ka emocionuar vetë artistët.

Ledina Çelo është kthyer në koncert pas një mungesë të gjatë e ftuar nga producenti Petro Bozo.

Ledina Çelo: Ju mund të më keni harruar mua, por unë jo!

Grupi tingulli 3 dhe këngëtarja Eliza kanë entuziazmuar sheshin duke ndezur breshërima duartrokitjesh. Mbrëmja magjike do të transmetohet nga televizioni kombëtar Klan si bashkëpunimi më i mirë i Daily Art Assosiation dhe producentin dhe regjisorin Petri Bozo./tvklan.al