Sektori farmaceutik është një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë. Në konferencën “Ditët e farmaceutikës shqiptare” të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, në bashkëpunim me disa agjenci italiane të barnave. Ministria Godo u shpreh se reformimi i këtij sektori ka nisur me amendimin e ligjit.

Anila Godo: “I cili kishte për qëllim, jo vetëm të furnizonte tregun me barna të shumta pra të kishim një shumëllojshmëri barnash dhe barna të sigurta në treg, por gjithashtu të lehtësonte dhe të gjitha procedurat e biznesit licencimit dhe të gjitha procedurat e tjera të regjistrimit për të bërë të mundur aktivitete sa më eficente në këtë sektor dhe gjithashtu për ti prerë udhën çdo lloj abuzimi dhe çdo lloj ëndrre për korrupsion në këtë fushë”.

Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana, u shpreh se në këto vite janë shtuar disa barna në listën e barnave të rimbursueshme, ndërsa është rritur ndjeshëm rimbursimi i sëmundjeve kronike.

Elvana Hana: “Është shtuar me 172 alternativa tregtare duke arritur në numrin total prej 405 barna dhe 944 alternativa të reja. Është rritur numri i diagnozave të mbuluara me trajtimin mjekësor të rimbursuar ku mund të përmendnim mbulimin e trajtimit të leuçemisë kronike, trajtimi për mos plakjen e organeve të transplantuara, trajtimin e infeksioneve post transplantive duke arritur kështu një mbulim prej 95% të sëmundshmërisë kronike nga lista e rimbursueshme”.

Edhe pse gjatë konferencës doli në pah se ky sistem ka akoma për të bërë, kryetari i komisionit parlamentar, Tritan Shehu, u shpreh se falë ndryshimeve në këto vite Shqipëria po i afrohet vendeve të BE-së./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami