Kryetari i PS Edi Rama ka zhvilluar një takim spontan me banorët e fshatit Priskë. Ai ka dëgjuar prej tyre mjaft dëshmi të familjeve me numër të madh pjesëtarësh të pa punë apo në pension të cilët e kanë fare të pa mundur pajisjen me letërnjoftime.

Edi Rama: “Të gjitha dëshmitë tuaja janë dëshmi kuptimplota që tregojnë se jo këtu, por në gjithë Shqipërinë varfëria dhe papunësia që janë ulur këmbëkryq në çdo familje, veçanërisht në fshat e bëjnë të mundur blerjen e kartës që deri në 28 qershor është një e drejtë, e drejta e votës nuk blihet. E drejta e votës është një e drejtë e sanksionuar në kushtetutë nga populli sovran dhe as nuk mund ta shesë qeveria të drejtën sikur shet një shërbim. Ditën e zgjedhjeve qytetarët dhe qytetaret janë të barabartë, qofshin të pasur, qofshin të varfë, qofshin në punë, qofshin të papunë.”

Gjatë bashkëbisedimit me këta banorë Rama u shpreh se qeveria duhet të reflektojë sa më parë për të hequr taksën mbi votën dhe për tu garantuar shqiptarëve të drejtën kushtetuese të votës./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami