Kryetari i Partisë Socialiste është takuar me komunitetin rom që jeton në bregun e Lumit në periferi të kryeqytetit. Duke marrë shkas nga dita ndërkombëtare e Romëve, Rama ka theksuar se edhe për këtë komunitet duhet të ketë një angazhim më të madh.

Edi Rama: “Meqë është dita ndërkombëtare e romëve kryeministri tha romëve do ju japim kartat e ID falas që të votojnë, por ka përveç romëve edhe egjiptian të cilët po ashtu si romët janë të papunë, janë të varfër dhe nuk marrin dot kartat. Të gjithë duhet ti marrin kartat për të votuar në mënyre që një e drejtë themelore që është në kushtetutë qofshin gra, qofshin burra, qofshin rom, qofshin egjiptian, çfarëdo qofshin në fshat, në qytet e kudo qofshin nuk mundet dot të shitet dhe nuk mundet dot të blihet. Është një e drejtë që do ta ketë secili dhe që ne do luftojmë deri në fund që të garantohet për secilin.”

Në bregun e Lumit, Rama ka parë nga afër edhe kushtet e jetesës së këtyre banorëve si dhe është njohur me problemet e tyre të ndryshme./tvklan.al