Qazim Laçi dhe Albion Rrahmani ishin protagonistët e fitores së Sparta Pragës në përballjen kundër Jabloneçit me rezultatin 2-1 në sfidën e javës s 19 të kampionatit çek.
Sfida nisi me ritëm mes të dyja ekipeve. Miqtë festuan pas 34 minutash lojë pas golit të Chanturishvilit.
Vendasit e kërkuan golin e barazimit, por 45 minutat e para i mbyllën në disavantazh.
Por optimizmin te tifozët vendas e solli sulmuesi i Kosovës Rrahmani në minutën e 51, pasi realizoi falë asistit të mesfushorit kuqezi.
Sparta e shtoi ritmin dhe realizoi përmbysjen 12 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Sërish Laçi asist për Olatunjin që shënoi golin e fitores.
Në 15 paraqitje në kampionatin çek, lojtari i kombëtares shqiptare ka realizuar 1 gol dhe ka dhënë tre asiste, ndërsa në total është aktivizuar 927 minuta.
Me suksesin e arritur Sparta e Pragës shkon në kuotën e 37 pikëve në vend të tretë në renditje, ndërsa Jabloneci ka shtatë pikë më pak dy pozicione më poshtë.
Klan News