Transaksioni kushton 4.2 miliardë Euro, menaxhimi nis në fund të vitit
Bota e shpejtësisë do të jetë në duart e Liberty Media. Kompania amerikane ka njoftuar blerjen e kampionatit MotoGP, për të shtuar kështu numrin e kampionateve nën zotërimin e saj.
Kompania pronare e Formula 1 dhe Dorna kanë arritur një marrëveshje me anë të së cilës do të marrin 86% të aksioneve të kompanisë spanjolle, ndërsa 14% e mbetur do të ruhen nga Dorna, mbajtëse e Kampionatit Botëror MotoGP që nga viti 1992.
Transaksioni pasqyron një vlerë prej 4.2 miliardë Euro dhe një vlerë kapitali prej 3.5 miliardë Euro. Blerja pritet të përfundojë në fund të vitit 2024 dhe i nënshtrohet marrjes së autorizimeve. Hyrja e Liberty Media në botën e motorrave përfaqëson një tranzicion epokal, pasi parashikohet se nga gjiganti amerikan, MotoGP të bëj një kërcim të madh përpara.
Gjithçka e lidhur me atë që ndodh në Formula Një, pasi vitet e fundit, Liberty Media ka ndryshuar shumë gjëra, duke nisur nga organizimi deri te ndërkombëtarizimi i kampionatit.
Klan News