Pas ardhjes në jetë të Ameas, nëna e saj, ish-konkurrentja e “Love Island Albania” në Tv Klan, Ueda Ndrecaj i është përkushtuar totalisht vogëlushes. Ajo ka ndarë herë pas here postime në rrjetet sociale nga jeta e përditshme, por kësaj radhe ka gjetur pak kohë për ndjekësit.
Ueda ka realizuar një intervistë virtuale me ta përmes rrjeteve sociale, ku duket se kureshtja më e madhe është pikërisht për Amean. Ueda ka folur rreth lindjes së vajzës, planeve dhe jetesën në Gjermani.
-A bëre epidurial gjatë lindjes?
“Po, e bëra dhe nuk më funksionoi, kur linda Amean i ndieva të gjitha. Por harrohen ato dhimbjet kur e merr bebin në krahë për herë të parë”.
-Ke bërë lindje natyrale apo cezariane?
“Natyrale! Kam ikur në palestër shumë para shtatzënisë dhe kisha frikë për rikuperimin e musksujve të barkut pas operacionit. Dhe nuk kisha nevojë, çdo gjë okej dhe lindje natyrale”.
-Kur do të dalësh në televizor se na ka marrë malli?
“Ndoshta një ditë në të ardhmen”.
-A e ke pasur të vështirë të ambientohesh këtu në Gjermani?
“Shumë! Sidomos të jesh shtatzënë me simptoma të tmerrshme. Por çdo fillim i ri është i vështirë. Tani po ambientohem shumë më mirë. Gjuha e bën ambientimin të vështirë”, përfundon Ueda.
Ueda dhe Arlindi u bënë prindër 3 muaj më parë, më 20 korrik./tvklan.al