Redona ishte konkurrentja e eliminuar për javën e 13-të të spektaklit Love Story, ku mes lotësh e emocionesh është përshëndetur edhe me vajzat e tjera të mbetura.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ajo ka treguar se ka një miqësi tepër të ngushtë me Merin, Generdën dhe Xhesin, teksa edhe vajzat kanë shprehur të njëjtën gjë për të.

“Nuk dua burrë me se s’bën”, Redona rrëfen mes lotësh miqësinë me vajzat

Si ndihesh?

Redona: Normalisht nuk e prisja, por jeta i ka këto gjëra. Ai vetëm një do marri, kam njohur shumë njerëz të mirë, më kanë mirëpritur dhe ka qenë një eksperincë që nuk do e harroj kurrë.

Për kë bën tifo ti tani?

Redona: Unë bëj tifo për nusen time këtu, për Merin. Unë do mbaroj ca vizita të miat pastaj do iki në Itali. Më vjen më shumë keq që do lë Merin. Kam dy muaj që unë rri me Merin dhe jemi bërë si burrë e grua.

Meri: Nuk ka të bëjë koha, ka të bëjë shpirti. Ne kemi gjetur njëra-tjetrën këtu dhe ndoshta dal unë javës tjetër dhe do jemi bashkë.

Saimiri konfirmon se e ka ndarë mendjen për vajzën që do marrë

Protagonisti i Love Story, Saimiri Kasemi, ka folur së fundmi pak më shumë rreth jetës së tij private dhe vijueshmërinë e spektaklit.

Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, 33-vjeçari ka deklaruar se e ka ndarë mendjen për vajzën që do të zgjedhë në fund.

Shprehja që ti përdor më shumë në jetën e përditshme?

Shumë njerëz më thonë që je i përsëritur kur kam takimet me gocat, por këto janë gjërat që unë dua të di nga të gjitha vajzat. Janë disa gjëra bazë që të interesojnë tek çdo njeri.

Po pyetja që të kanë bërë vajzat dhe të ka bërë ty të mendosh?

Pyetja ‘çfarë ndejn ti për mua?’. Saimiri mundohet t’i shmanget pak me elegancë sepse e kam thënë që është shumë e vështirë të krijosh diçka thellë me një person para publikut. Por tani nga fundi sigurisht që janë shtuar ndjenjat sepse kanë mbetur pak vajza.

Saimiri tregon frikën e tij më të madhe

Kush është frika jote më e madhe?

Frika më e madhe është të humbasësh një njeri që e ke përzemër. Kjo do ishte frika më e madhe.

Po gjëja që të bën të lumtur kur e mendon?

Unë jam shumë i lumtur me familjen time dhe me ata kam kaluar momentet më të bukura dhe më të lumtura të jetës time.

 Cili është momenti yt më i lumtur nga fëmijëria?

Unë mendoj që momenti më i lumtur është mosha 10-15 vjeç sepse nuk e vret mendjen për asgjë. Do vetëm të dalësh të luash. Pastaj sa bëhesh 18 fillojnë problemet, gjërat. Avash avash fillon jeta./tvklan.al