Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Opinion” në Tv Klan, biznesmeni Samir Mane shprehet se mendon se shifrat e papunësisë në vendin tonë për shkak të koronavirusit do të jenë shumë të larta.

Ai thotë se për bizneset që janë të lidhur më eksportit, shifrat e papunësisë mund të rriten sa dyfishi që janë shënuar deri më tani.

“Papunësia do vazhdojë, ndoshta dyfish i shifrave që kemi tani… papunësia për bizneset që janë të varura nga eksportet do të rritet më tepër. Po ashtu dhe të ardhurat që sjellin emigrantët do kenë ndikim të rëndësishëm”. /tvklan.al