Teleshikues të televizionit Klan qëndruan të mbërthyer pranë ekranit të televizorit deri në orët e para të së shtunës në ndjekje të emisionit “Njerëz të humbur”, një natë e gjatë ku u trajtuan histori të trashëguara nga sezoni i shkuar, histori të reja të mbarsura me trille dhe emocione.
Një udhëtim nëpër ujërat e Jonit në drejtim të Italisë si shumë të tjerë, tragjedia që lindi një hero.
Gjergj Gjon Ndrekaj, djali shkodran, mbrëmjen e 11 shtatorit 1995 niset me skaf bashkë me shuam të tjerë në drejtim të Brindisit, e meqë tërë tragjeditë gatuhen me zjarr, flakët e rëna në skaf sjellin mbytjen e të tërit dhe vetëm gjysma e ekuipazhit arriti të shpëtonte, disa prej tyre falë ndihmës së Gjergjit. I nisur në not drejt Sterës në kërkim të ndihmës humbet në enigmën 13 vjeçare të asaj nate. Një telefonatë direkt në studio solli jetë mbi dyshimet tona.
Gjeografia e rasteve të publikuara pasurohet me një histori nga Brazili, Elmaz Dumi i larguar nga Shqipëria në vitin 1944 për t’ju bërë krah bashkëluftëtarëve shqiptar në Jugosllavi, humbet lidhjet me familjen e tij, Vite udhëtimesh e çojnë Elmazin në Brazil, kërkimet dh informacionet e marra të bëjnë të mendosh që gjeja është çështje kohe. Një nga krye historitë e këtij u trajtua mbrëmjen e shkuar. Alban Arifi, akoma më shuam informacione përforcojnë pistën e Kretës.
Gjetja e radhës qe ajo e Ram Osaj nga Kosova, pas 28 vitesh peng e ëma e Ramës, Riva dëgjoi zërin e shumë munguar të djalit të saj. Surpriza dhe emocione të forta janë premtimi i njerëz të humbur për të premten e ardhshme, kërkimet vazhdojnë./tvklan.al