Një emision nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Me pjesëmarrjen e veçantë të Emiliano Lule.
Në natën e dhjetë të “Më shumë dashuri” ndoqët:
Majlinda dhe Klodjan Jorgo janë njohur mes dhimbjesh nga aksidentet e rënda që kanë pësuar, por ishte dashuria ajo që i lidhi dhe u dha forcë për jetën. Pas 4 vitesh martesë, ata dëshirojnë të kenë një fëmijë, por ky është një vendim shumë i vështirë, duke patur parasysh gjendjen e tyre fizike. Majlinda do të qëndrojë gjithmonë me paterica, ndërsa Klodjani në karrige me rrota.
Bledi nuk e ka parë kurrë botën rreth tij, por ajo që ka ndërtuar në mendjen e tij është më shumëngjyrëshe se e shumë njerëzve që shohin. Ndaj dhe ai dëshiron që të bëhet promotor i një bashkëpunimi mes shoqatës së të verbërve në Itali dhe asaj shqiptare, në mënyrë që të bëhet urë lidhëse për të gjithë personat që kanë të njëjtin fat me të. Ai ka pasion këngën dhe këngëtarja e tij e preferuar është Soni Malaj. “Më shumë dashuri” i mundësoi Bledit një takim në studio me këngëtaren e mirënjohur.
Muzika e ka burgosur dhe çliruar shumë herë korçarin Tomi Kondakçi. Pasioni i tij për muzikën në kohën e diktaturës e çoi në burgun e Spaçit, ku u dënua me 12 vite heqje lirie. Ndërsa në demokraci muzika kushtonte. “Më shumë dashuri” i dha mundësinë Tomit për të kënduar para publikut të Korçës, si dhe në studio krahë Sherif Mejdanit./tvklan.al