Një emision nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Me pjesëmarrjen e veçantë të Emiliano Lule.
Në natën e tetë të “Më shumë dashuri” ndoqët:
Një klasë gjimnazi me 55 nxënës i thyen të gjitha parashikimet dhe kërkon publikisht falje mësueses së tyre kujdestare, Esmeralda Elezit.
Por gjithçka nisi me një shaka prej tyre, pasi kishin dërguar në drejtorinë e shkollës një letër ankese, si dhe në një përballje me mësuesen i shprehën shumë pakënaqësi.
Ata gjithashtu erdhën në studion e “Më shumë dashuri” për t’i kërkuar sërish falje publike mësuese Esmeraldës dhe për të shprehur vlerësimin që kanë për të gjithë mësuesit./tvklan.al