Florion Mima: “Personalisht kam mbetur i shtangur nga të pesë pikat që lexova sot. Jo i habitur, i habitur është kur një ose dy prej tyre mund të mos kenë sens. Të pesta nuk kanë lidhje me realitetin shqiptar dhe besoj të 5 jo do të shtangin po do të lemerisin edhe presidentin e kongresit të autoriteteve lokale … i cili para rreth 2 javësh vizitoj Shqipërinë, përshëndeti kryeministrin Berisha për të gjithë hapat reformues që ka marrë në drejtim të forcimit të financave të pushteti lokal. Më leni ti komentoj shumë shkurt secilin prej kërkesave që shtron opozita. Amendamenti i parë ka të bëj me paketën e taksave dhe të tarifave vendore e cila u prek në maj të vitit 2009. PD që në mandatin e kaluar bëri të qartë vendimin e saj politik për të ulur dukshëm barrën e taksave dhe tarifave lokale, për ti dhënë fund një praktike dinake e cila nëpërmjet prezantimit të tarifave kërkonte të zëvendësonte taksat të cilat sipas kushtetutës vendosen vetëm me ligj. I ka ndejtur korrekte këtij qëndrimit të saj dhe e materializoj edhe me paketën e fundit të viti 2009. Pika e 2 ulja e kufirit të TVSH-së është një kryekëput një keqkuptim ose një keq interpretim me dashje nga ana e opozitës. Nuk bëhet fjalë për largimin e asnjë biznesi të vogël nga pushteti lokal drejt pushtetit qendrorë, përkundrazi e thënë në shqip një pjesë e bizneseve të vogla që sot paguajnë takën e biznesit të vogël për komunat dhe bashkitë do të kenë edhe një detyrë shtesë, kjo detyrë do të jetë mbledhja e TVSH-së për llogaritë të qeverisë qendrore. Krahas kësaj detyre i jepet dhe një e drejtë tjetër që këtyre bizneseve i është mohuar që është kreditimi ose marrja mbrapsht e gjithë TVSH të paguar për lëndët e para, për mallrat që ato blejnë, për karburantin për energjinë elektrike e kështu me radhë, pra dhe pika e dytë është një bllof. Zoti Rama kërkon kompensimin që ka ardhur nga përgjysmimi i taksave në vitin 2005, është absolutisht një bllof pasi në vitin 2005 mblidheshin rreth 3 miliard lekë nga rreth 50 mijë biznese. Sot mblidhen 3 miliard lekë nga rreth 100 mijë biznese, pra nuk ka se çfarë të kompensoj qeveria qendrore, masa 3 miliard lekë është xha e kapur dhe është në thesin e të gjitha bashkive dhe komunave. Zoti Rama kritikon praktikën e grandeve konkurruese, me keqardhje dua të them që sot grandet konkurruese janë 9 miliard lekë nga 0 që kanë qenë në kohën e pushtetit socialist. Përveç kësaj kemi dhe grandet e pakushtëzuara që janë 12 miliard lekë të cilat kanë qenë 7 miliard lekë. Pra kemi një rritje nga 7 miliard lekë në 21 miliard lekë në vetëm 4 vite. Grandet konkurruese do të vazhdojnë pasi ato do të garantojnë cilësi më të mirë, kosto më të ulët dhe i detyrojnë pushtetit lokal të përgatisin projekte të argumentuara. Pika e fundit e zotit Rama ka të bëj në mos gaboj me taksat e ndara. Më duhet ti kujtoj zotit Rama publikisht nga ekrani juaj që ai është autori i një braktisje të pa parë në politikën shqiptare. Pasi propozojë paketën e taksave të ndara në vitin 2008, në momentin që ajo paketë po miratohej në parlament dhe zoti Berisha shfaqi mirëkuptimin e plotë duke prezantuar 2 taksa të ndara, bëhej fjalë për entën minerare dhe për taksën e qarkullimit të automjeteve. Të dyja u ndanë, madje në kufi më shumë se sa kërkoi zoti Rama, ai u tërhoq. Në qoftë se zoti Rama mendon që kjo temë duhet rihapur, të lërë megafonin i cili nuk është mjet për të bërë dialog, të vij dhe të dialogoj në parlament”.
Reis Çiço: Ju jeni gati të dialogoni?
Florion Mima: “Absolutisht. Kjo sepse si praktikë është praktikë që ndeshet në mjaft vende të tjera. Hajde ta diskutojmë, por kjo në rrugë e me megafon nuk diskutohet”./tvklan.al