Një notar ka notuar fare pranë një peshkaqeni në ujërat e Spanjës pranë brigjeve të Malagas.

Turisti ka qenë në det kur pranë tij u afrua një peshkaqen. I ndodhur në një situatë të tillë, notari ruajti qetësinë, madje iu afrua sa më shumë mundi, vetëm pak centimetra larg.

E gjithë skena u filmua nga miqtë e notarit, të cilët qëndronin mbi një varkë. Peshkaqeni, i cili nuk u duk të përbente kërcënim, u largua i qetë. Për fat të mirë ngjarja kaloi pa probleme. Kjo video është publikuar në rrjetet sociale dhe ka marrë reagime të shumta.

Sipas mediave spanjolle, kjo është hera e tretë që peshkaqenë të tillë filmohen në ujërat jugore të Spanjës. Këta lloj janë përshkruar si të padëmshëm për njerëzit, megjithatë policia ka paralajmëruar turistët që të mos afrohen dhe të mos rrezikojnë. /tvklan.al