Lajme Arkiva 2003

Është pakësuar numri i grave që janë rifutur në grevë urie ndërsa kërkesat janë po ato. 12 kryefamiljarët  pasi morën një përgjigje negative  nga Bashkia e Durrësit vendosën të dalin edhe njëherë në grevë për të dalë nga ajo vetëm kur problemi i tyre të ketë marrë një zgjidhje.

Greviste: Ato s’kanë dhënë asnjë përgjigje pozitive. Në qoftë se na jep ministria e bujqësisë një magazinë ne do të strehohemi në qoftë se nuk na jep do dalim përjashta. Ne vendosëm të hyjmë në grevë se sa herë që kanë ato problemet e tyre për zgjedhjet vijnë e na marrin me të mira. Na thonë hajde votoni për ne që të fitojmë ne dhe ju do të privatizoni shtëpitë.

Gazetarja: Kush ua ka thënë këtë?

Greviste: Na e ka thënë Gazmir Bizhga. Na solli sekretarin e partisë së lagjes duke na ardhur derë më derë e duke na thënë hajde votoni për Gazmir Bizhgën se do t’ju privatizojmë shtëpitë. Nuk ka si të dalin 30 familje në rrugë se do të bëhet një i pasur.

Greviste: Na ka ardhur kryetari i bashkisë dhe na ka premtuar ka thënë meqenëse keni hyrë privatisht vazhdoni privatisht dhe ne e dinim se shtëpitë janë tonat. Këtë vit na i shitën dhe na nxorën në rrugë. Na kanë lënë pa asnjë shpresë prandaj dhe ne e filluam grevën.

Greviste: Si mund të kthehem unë prapë andej nga kam ardhur? Unë erdha për një jetë më të mirë këtu e kam krijuar një shtëpi, diçka si mund të them unë. Banoj këtu që prej 10 vjetësh, nuk mund të iki në vend tjetër.

I quajnë shtëpitë e tyre pasi kanë 10 vite që jetojnë në ambientet e ish Uzinës Mekanike Bujqësore Durrës dhe ideja për gjetjen e një magazine të ngjashme ju duket mosbesuese ashtu sikurse nuk do t’i besojnë tashmë asnjë premtimi pa e marrë atë me shkrim./tvklan.al