Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare astronauti i njohur i NASA-s William Anders i cili ishte autor i fotos më ikonike të Tokës të shkrepur nga hapësira.
Bill Anders ndërroi jetë kur një aeroplan i vogël me të cilin po fluturonte u rrëzua në det pranë shtetit të Uashingtonit. Lajmin për vdekjen e konfirmoi djali i tij i cili bëri të ditur se trupi i pajetë i astronautit u gjet të premten pasdite.
Në dhjetor 1968, ai ishte një anëtar i ekuipazhit të Apollo 8 së bashku me dy të tjerë të cilët shkuan në Hënë.
Pas daljes në pension të Anders nga programi hapësinor në vitin 1969, ish-astronauti punoi kryesisht në industrinë e hapësirës ajrore për disa dekada. Ai gjithashtu shërbeu si ambasador i SHBA në Norvegji për një vit në vitet 1970.
Por ai mbahet mend më shumë për misionin e parë të NASA-s në Hënë Apollo 8 dhe fotografinë ikonike që bëri nga hapësira.
Kjo foto konsiderohet nga mediat e huaja si një nga imazhet më të paharrueshme dhe frymëzuese të Tokës nga hapësira. Imazhi vlerësohet gjerësisht për ndikimin që pati në nisma të ndryshme mjedisore dhe që çoi edhe në krijimin e Ditës së Tokës, një ngjarje vjetore e cila shërben për rritur ndërgjegjësimin për kujdesin ndaj planetit tonë.
Klan News