Pas disa vjet vonesash vendoset për projektin më të madh ekonomik në vend ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese. Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën për ndërtimin e centralit të ri, “Kosova e re” me 1000 plus 1000 mega vat që përfshin edhe dhënien me koncesion për 40 vjet të minierës së Sibovcit.
Rehabilitimin dhe privatizimin e termocentralit “Kosova B”, mbylljen e termocentralit të Kosovës A deri në vitin 2015, privatizimin e distribucionit të KEK-ut dhe fillimin e ndërtimeve të kapaciteteve të reja energjetike përmes ujit e erës.
Hashim Thaçi: “Do të zgjidhim krizën energjetike në Kosovë dhe Kosova si shtet do të vërë në funksion potencialin e saj në fushën e energjisë në tërë rajonin. Një gjë e tillë ju mundëson qytetarëve të republikës së Kosovës furnizim të rregullt me energji elektrikë.”
Kryeministri Thaçi nuk theksoi se kur duhet të shpallet tenderi për realizimin e këtij projekti. Në anën tjetër mekanizmat ndërkombëtar të përfshirë më këtë projekt mbështeten fuqishëm në realizimin e tij.
“Ky projekt do të ndikojë në zhvillimin e gjithë mbarshim të vendit dhe do të maksimalizojë të hyrat për Kosovën. Ai do të mundësojë furnizim të rregullt me energji elektrike që do të jetë me çmim më të arsyeshëm.”
Ekzekutivi kosovar beson se realizimi i këtij projekti do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit pasi që kostoja e realizimit të tij pritet të kapë vlerën prej 3.5 miliard eurosh./tvklan.al