Të du, të du po nuk të kam”, “Po ti si je? Unë s’di si jam”… janë vargje që shoqërojnë disa nga skenat e filmit  “Njerëz dhe fate 2”. Kushdo që e ka parë tashmë filmin, e ka përqafuar shpejt kolonën zanore dhe këtë këngë të titulluar “Të du” që këndohet nga Loré.

Në një intervistë për “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja ndan emocionet e para për përzgjedhjen e këngës nga produksioni filmik dhe tregon si erdhi ky bashkëpunim.

Rudina Magjistari: Kur pe filmin dhe dëgjove veten tënde në film, si u ndieve?

Loré: Nuk po e besoja! Përveeç gjithë jehonës që ka “Njerëz dhe fate”, gjithë namit që ka nuk e besoja që mund të isha pjesë e këtij projekti dhe vetë skenat ishin shumë romantike, ishin shumë të bukura, ishte emocionuese.

Rudina Magjistari: Ishte bukur. Si të erdhi propozimi për ta vendosur këtë këngë në film?

Loré: Ishin çunat, ishin Dijonisi, Papadhimitri Production që kontaktuan me studion time të menaxhimit dhe ishte kënaqësi shumë e madhe për ne që të ishim pjesë e këtij projekti kështu që ishte një “po” e menjëhershme.

“Të du” është pjesë e një mini-albumi. Veç kësaj kënge që tashmë është edhe ndër më të famshmet, Loré ka fituar zemrat e publikut edhe me “Për ne yjet ndizen lart”, me të cilën përfaqësohet në “Kënga Magjike”./tvklan.al