Nevoja në rritje për ushtarë për shkak të luftës në Ukrainë, apo nga rreziku i përfshirjes në një konflikt me NATO-n ka detyruar autoritetet ruse të ngjallin taktika të vdekura me Bashkimin Sovjetik.
Ashtu si në atë kohë, këta adoleshentë nxënës të një shkolle në Vladikavkazi, qytet në jug të Rusisë po stërviten për të përdorur me saktësi kallashnikovin, automatikun rus të famshëm në gjithë botën.
“Më e kollajshme është të qëllosh me pistoletë sesa të bësh qitje të saktë me pushkë.”
Përdorimi i armëve është pjesë e një lënde të rikthyer në shkolla të ciklit parauniversitar në Rusi, ku merren njohuritë bazë të mbi stërvitjet ushtarake.
Kjo lëndë u rikthye në shkolla në fund të vitit 2022, pak muaj pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë, por kohët e fundit po i kushtohet gjithnjë e më shumë vëmendje.
Ushtarakë rusë në pension, të angazhuar vullnetarisht në stërvitjen e brezit të ri thonë se me shumë gjasa, aftësitë e përdorimit të armëve do t’i hyjnë në punë brezit të ri shumë shpejt.
Rusia mesa duket ka nisur një proces militarizimi, ashtu siç po përpiqen edhe në perëndim ku gjithnjë e më shumë po i druhen një lufte të madhe mes NATO-s dhe Rusisë.
Tv Klan