Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet për një dekonspirim të operacionit “Revanshi” që çoi në nxjerrjen e 50 urdhër-arresteve nga SPAK të emrave të njohur të botës së krimit.

Gjatë raportimit në Komisionin e ligjeve, kreu i SPAK, Dumani ka thënë se nuk ka asnjë dijeni apo indicie që operacioni është dekonspiruar.

Altin Dumani: Lidhur me pyetjen e fundi, në dijeninë time nuk kam asnjë të dhënë apo indicie që operacioni është dekonspiruar.

Gjatë fjalës së tij, Dumani ka thënë se janë të shurdhët nga çdo lloj retorike politike dhe se orientohen vetëm përballë ligjit dhe shoqërisë shqiptare.

Altin Dumani: Ne kemi marrëdhënie institucioniale dhe proceduriale me funksionarët dhe ish-funksionarët e shtetit. Kjo është marrëdhënia që SPAK ka ndërtuar. Institucioniale dhe proceduriale në rastet kur duhet të thirren në rolin e të hetuarit, të pandehurit apo edhe të deklaruesit para Prokurorisë së Posaçme. Ne jemi të shurdhët nga çdo lloj retorike politike. Orientohemi dhe jemi të përgjegjshëm vetëm përballë ligjit dhe shoqërisë shqiptare.


/tvklan.al