Çdo shtetas shqiptarë që zotëron një patentë të vlefshme kombëtare mund të lëvizë lirisht me automjet në Itali, pa qenë e nevojshme tanimë të pajiset me një patente ndërkombëtare. Njohja e patentës shqiptare nga Italia konfirmohet nga Zv/ministri i Transporteve, Ernest Noka. Numri dy i transporteve i referohet kësaj faksimileje të ambasadës italiane në Tirane sipas të cilës në 3 qershor të këtij viti presidenti i republikës italiane ka firmosur marrëveshjen për njohjen reciproke të patentave mes të dy vendeve, e cila ka hyrë në fuqi menjëherë.

Ernest Noka: “Në datë 3 qershor, presidenti i Italisë ka nënshkruar dekretin i cili njeh patentën shqiptare në territorin italian. Kjo pasi ishte aprovuar nga ministria përkatëse mbas përpjekjeve tona dhe nga parlamenti italian. Pra patentat ndërkombëtare nga ky moment zhduket në territorin italian”.

Dihet që patenta shqiptare ka një vlefshmëri 10-vjeçare ndërkohë që ajo ndërkombëtare duhet të rinovohet çdo vit. Pra, marrëveshja e siguruar shkurton ecejaket dhe kohën që u është dashur shtesave shqiptare për t’u pajisur me patentë ndërkombëtare për të qarkulluar në Itali, përveç kostos financiare.

Lajmi i mire prek jo vetëm shqiptarët që udhëtojnë për turizëm apo tregti në shtetin përtej Adriatikut, por edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali. Ata tashmë nuk kanë detyrim që të bëjnë kurse për patentë në Itali dhe mund të përdorin patentat shqiptare.

Ernest Noka: “Është një ndihmë e madhe shumë dhe për emigrantët shqiptarë. Ata s’do kenë më nevojë të hyjnë nëpër kurse për të marrë patenta italiane për të harxhuar kohë dhe paranë. Por me patentën shqiptare mund të lirisht në shtetin italian pa patur nevojë për pajisjet që shteti italian e njeh autoritetin e patentës shqiptare”.

Numri dy i transporteve shpjegon se kanë nisur negociatat dhe shumë shpejt e njëjta marrëveshje do të jetë e vlefshme edhe me Greqinë./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro