Në shtëpinë e deputetit të ndjerë ishte dhe presidenti Republikës Bamir Topi, i shoqëruar nga deputetë të Kuvendit. Pas shprehjes së ngushëllimeve familjare të deputetit Xhindi kreu i shtetit tha para mediave, se në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë janë angazhuar të gjitha strukturat shtetërore.
Bamir Topi: “Ngjarja pa diskutim është ekstremist e rëndë. Në këto moment unë erdha për të shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, sepse humbja më e madhe është për familjen sigurisht. Për të gjetur forcë, kurajo për të përballuar këtë humbje të rëndë dhe e dyta me cilësinë e institucionit që përfaqësoj ti garantoj maksimalisht angazhimin, duke i thënë se institucionet e specializuara të shtetit janë në veprim. Të gjithë njerëzit më të kualifikuar, jo për ta zbardhur sepse është e pamundur të mos zbardhet, po për ta zbardhur sa më shpejt dhe ato që shkaktuan këtë dramë të marrin përgjigjen e merituar nga shteti ligjor.”
Gazetari: A duhen marrë masa më të forta për mbrojtjen e jetës së deputetëve?
Bamir Topi: “Jo thjesht për deputetët, por jeta është e vlefshme për çdo njeri, por kur krimi ngre dorë tek deputeti, ju përfytyroni që krimi është i pamëshirshëm, por edhe shteti çdo ditë do të forcohet për të garantuar jetën e gjithsecilit.”/tvklan.alGazetare: Anduena Llabani