Presidenti  Bamir Topi i shoqëruar nga zonja e parë Teuta Topi ka vizituar të sapolindurit në maternitetin “ Koço Gliozheni “.

Duke i uruar jetë e shëndet  Roanit , bebes që mbërriti në jetë orët e para të mëngjesit të 1 Janarit dhe nënës së tij,  kreu  i shtetit nuk la pa falenderuar edhe personelin mjekësor si dhe të gjithë ata punonjës, të cilët me përkushtim dhe dashuri sakrifikuan gëzimin personal të kësaj nate, për të qenë në shërbim të qytetarëve.

Një urim të veçantë kreu i shtetit i kushtoi të gjithë shqiptarëve, për një vit të mbarë, duke e cilësuar 2012-ën vitin historik në kremtim të 100 -vjetorit të Pavarësisë./tvklan.al