Mungesa të shumta në kombëtare
Futbollistëve të kombëtares iu duhet një impenjim më i madh se zakonisht pasi skuadra ka shumë mungesa. Të gjithë e dinë këtë, aq më tepër reparti i sulmit.
“Shpresojmë që këto dy ndeshje t’i fitojmë të dyja. Kur një lojtar vjen në kombëtare duhet të japë jo 100%, por më shumë se ky është niveli më i lartë i futbollit. Besoj se personalisht duhet të jap akoma më shumë”, tha Manaj.
Situata e vështirë e përfaqësueses për shkak të mungesave i bën lojtarët të kujdesshëm në deklarata.
“Të bëjmë lojën tonë, të futemi në fushë me qëllim për të fituar dhe të zhvillojmë një lojë sa më të mirë. Pastaj e tregon fusha”, tha Bare.
Trajneri i kombëtares do të mbështetet më së shumti tek të rinjtë në këtë ndeshje duke shpresuar që të paktën të mos humbin në fushën e Kazakistanit.
Tv Klan