Një avion i Forcave Ajrore Spanjolle është rrëzuar në Detin Mesdhe mëngjesin e sotëm, disa milje larg bregdetit të La Manga del Mar Menor në Murica.
Ministria spanjolle e Mbrojtjes ka konfirmuar se piloti ka humbur jetën. Ishte ora rreth 09:38 kur u raportua për një avion të rrëzuar në det. Aeroplani dy vendesh, C-101, është filmuar nga kamera amatore teksa drejtohet pingul përpara se të përplaset në det.
Piloti, i cili doli nga kabina duke u lëshuar se bashku me sediljen, për fat të keq humbi jetën. Një operacion kërkimi në det nisi për gjetjen e trupit të tij.
Fillimisht u mendua se në avion ishin dy pilotë, por Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se ishte vetëm një. Shkaqet e rrëzimit të avionit janë të paqarta, teksa ka nisur një hetim nga autoritetet spanjolle. /tvklan.al