Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Socialdemokratët, të Gjelbrit dhe FDP ranë dakord për një marrëveshje koalicioni qeveritar. Deri më tani ata kishin heshtur për detajet. Qëllimi i përbashkët është zgjedhja e ministrit të mëparshëm të Financave Olaf Scholz (SPD) si Kancelar Federal.

Scholz shpalli një ekipi të përhershëm për përballimin e krizës së koronavirusit dhe një buxhet një miliard euro për këtë. Personeli i infermierëve do të marrë një bonus të ri për shkak të ngarkesave të veçanta.

Annalena Baerbock e të Gjelbërve do të bëhet ministre e Jashtme dhe Robert Habeck, partneri i saj si bashkëdrejtues i partisë, do të marrë një rol të ri “super ministër” duke kombinuar ministrinë e Ekonomisë me synime për mbrojtjen e mjedisit.

Christian Lindner, kreu i Demokratëve të Lirë (FDP) do të bëhet ministri i ri i Financave. Qeveria e re pritet të bëjë betimin më 6 Dhjetor.

Klan News