Pas humbjes së babait kur ai ishte vetëm 4 vjeç, Elios dhe nëna e tij jetuan me gjyshërit. Më pas, nëna u rimartua dhe njerku kishte tre fëmijë. Eliosi rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” se e kishte të vështirë ta pranonte njerkun dhe nuk jetoi me ta, por u kthye të gjyshërit në Tiranë.

Përgjatë viteve ai u përpoq të shkollohej, të gjente rrugën e tij në jetë por pati edhe një tjetër moment të vështirë. I emocionuar, ai kujton në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se si mësoi krejt rastësisht që gjyshi i tij vuante nga kanceri dhe nuk i kishte treguar asgjë.

Elios: Gjyshin e doja shumë.

Ardit Gjebrea: Nuk shkëputeshe dot.

Elios: Nuk shkëputesha dot. Kur e mora vesh, kur kisha një shoqe dhe më lexon disa ilaçe dhe më thotë “gjyshi s’e ka shumë të gjatë jetën”. Po pse, i thashë unë. “Kurohet nga kanceri”.

Ardit Gjebrea: Ai nuk të tregoi dot që nuk shpëtoi dot nga kjo sëmundje.

Elios: Nuk më tregoi, e ka pasur të fshehtë gjithçka. Pas dy operacioneve që ai bëri, jetoi edhe një vit, unë e kisha shumë të vështirë se do të kaloja te një biznes që e kam prej shumë vitesh, kështu që unë nuk e pata shumë të lehtë edhe mbajtjen e biznesit, edhe mbajtjen e gjyshit. Kam vuajtur shumë.

Ardit Gjebrea: Në momentin që humbe edhe gjyshin…

Elios: Aty ishte një goditje shumë e fortë, e kisha shumë të vështirë të ringrihesha./tvklan.al