Federata Shqiptare e Futbollit rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares, Sylvinho dhe dy zëvendës-trajnerët, Pablo Zabaleta dhe Doriva deri në dhjetorin e vitit 2025.
Dakordësia është arritur pas disa ditëve negociata në distancë mes stafit dhe presidentit të FSHF, i cili ka patur dëshirën e vazhdimit të bashkëpunimit, por më në fund ka pranuar kërkesat e teknikëve për vijimin e punës.
Kombëtarja do të grumbullohet në fillim të Shtatorit për dy ndeshje të Ligës së Kombeve, kundër Ukrainës me 7 shtator, ndeshje që do të luhet në Pragë dhe Gjeorgjisë me 10 në Air Albania. Në këtë garë Shqipëria do të luajë edhe kundër Çekisë.
Këto ndeshje do t’i shërbejnë trajnerit për të përgatitur ekipin për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një Kampionat Europian, si e para e grupit të saj duke kaluar ekipe të vështira si Çekia dhe Polonia.
Rinovimi i kontratës nënkupton angazhimin e FSHF-së për vazhdimësi dhe stabilitet, ndërsa nis rrugëtimi ambicioz drejt objektivit për një kualifikimin historik në Kupën e Botës 2026.
Tv Klan