Janë të shumtë lojtarët në pronësi të Chelsea që luajnë për ekipe të tjera, por që paguhen nga blutë e Londrës. Sipas mediave në Britani, klubi ka paguar një total prej 250 milionë Paundësh për ta.
Trajneri i ri i Bluve, Enzo Maresca, ka analizuar situatën dhe ka nxjerrë 13 të padëshiruar në sezonin e tij të parë në krye të ekipit nga Stamford Bridge.
Por pavarësisht se nuk janë aspak pranë ekipit të parë, ata po paguhen me një shumë të madhe që në javë arrin në 1 milion e 250 mijë Paund.
Ndër ta është edhe Armando Broja. Sulmuesi i ri është në mesin e listës me një rrogë javore prej 40 mijë paundësh.
Edhe pse u përfol se do të kalonte tek Ipswich Town, sërish i paguar nga Chelsea, marrëveshja mes klubeve duket se është larg. Ndoshta për shkak të shumës 30 milionë për kartonin e tij, e cila do të paguhej nëse Ipswich do të qëndronte në Premier League.
Por listën e të padëshiruarve të paguar nga klubi londinez e kryeson Romelu Lukaku dhe Raheem Sterlind me nga 325,000 paund në javë secili.
Kepa Arrizabalaga është portieri më i shtrenjtë në botë dhe me një pagë 150,000 paund, nuk është në të preferuarit e trajnerit edhe pse po lufton fort për një vend titullari.
Ben Chilwell është blerë me 50 milionë paund nga klubi dhe paguhet mirë, por duket se do të shijojë pa lodhje 200,000 paund në javë.
Tv Klan