Për herë të parë Shqipëria pret një etapë të trofeut “Davis Cup” i cili konsiderohet botërori i tenisit për kombëtaret.
Në qendrën kombëtare të tenisit “National Sport Park” në Tiranë, u mbajt ceremonia hapëse e këtij turneu botëror për të rritur meshkuj “Devis Cup”
Të pranishëm në nisje të kësaj gare ishin edhe përfaqësues nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Arsimit dhe Sporteve, përfaqësues nga Federata Botërore e Tenisit si dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Gjatë gjithë javës janë 7 ekipe që do të ndeshen mes tyre.
Ekipi shqiptar ka debutuar në 2010 në këtë turne. Mbajtja e kësaj kupe të rëndësishme në Shqipëri, vjen pas marrjes së titullit të Tiranës kryeqyteti i sportit dhe ai i rinisë.
Tv Klan