Ulja e ndjeshme e temperaturave ka shtuar edhe numrin e fëmijëve të prekur nga virozat.
Në urgjencën spitalore të pediatrisë paraqiten çdo ditë rreth 200 të mitur, pjesa më e madhe e tyre janë bebe nën një vit.
Rajda Cami Petrela: “Nisur nga temperaturat e ulëta të këtyre muajve kemi një shtim të numrit të paraqitjeve të rasteve të sëmurëve në urgjencë në ambulancën e pranimit. Presupozojmë me paraqitjen e diagnozës sëmundje virale, të cilët si mbas rastit ose vizitohen e kthehen në shtëpi, ose shtrohen në qoftë se kanë probleme. Ka raste kur janë paraqitur dhe 100, dhe 150, ndonjëherë dhe 200 raste në ditë të vizituar.”
Një pjesë e vogël e këtyre fëmijëve mbahen në spital dhe për të tjerët rekomandohet mjekimi në kushtet e shtëpisë.
Mjekët këshillojnë shmangien e qëndrimit të fëmijëve në ambientet kolektive dhe veçanërisht të nënave të reja./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami