Myrto Uzuni ka shënuar golin e parë në Këtë sezon në La Liga 2.
Sulmuesi i kombëtares, që u aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, shënoi pas 10 minutash nën fushë duke e çuar rezultatin në 1-1.
Përballja mes të dyja skuadrave u mbyll në barazim 2-2. Granada gjendet në vend të 16 me 5 pikë pas 5 javëve të luajtura.
Ndërsa në La Liga, Marash Kumbulla ishte në fushë për 90 minuta me Espanyol, që mundi 3-2 Alavesh. Kuqezinjtë e Serie A u dalluan edhe në javën e katërt të kampionatit.
Lojtarët e Leçes Ramadani dhe Berisha u vlerësuan me notën 6.5. Në sfidën Monza – Inter, Asllani dha më të mirën për të zëvendësaur Çalhanoglu. Edhe Berat Gjimshiti u rikthye pas dëmtimit tek Atalanta. Kapiteni kuqezi dha siguri në prapavijë, duke arritur të fitonte duele të vështira me rivalët
Klan News